Shërbimet e përmirësuara ndaj tatimpaguesve forcojnë përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore dhe rrisin mobilizimin e burimeve vendore

Speeches Shim

E enjte, 8 shtator, 2022
Tatimpaguesit në sportelet e Administratës Tatimore të Kosovës
USAIDKosovë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) po ndërmerr masa proaktive për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje për një qasje të përqendruar tek shfrztëzuesi, duke filluar me shërbime dixhitale më efiçente dhe transparente. Në fillim të këtij viti, më shumë se 70 punonjës të ATK-së, nga zyrat rajonale anembanë Kosovës, përfunduan, falë mbështetjes së aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, një trajnim në shërbim ndaj klientëve. Trajnimi u mundëson punonjësve t’i identifikojnë më mirë pritjet e tatimpaguesve, përmirësojnë praktikat e shërbimit ndaj klientëve dhe sigurojnë një qasje konsistente në të shtatë zyrat rajonale të ATK-së.

“Pas shumë vitesh pune në Departamentin e Shërbimeve të Tatimpaguesve dhe Regjistrimit, kjo është hera e parë që ne po analizojmë së bashku se si i trajtojmë lëndët e klientëve, duke i krahasuar ato në mes veti, duke vënë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë në të gjitha rajonet,” thotë Shkurije Hyseni, zyrtare e qendrës së thirrjeve në Departamentin e Shërbimeve të Tatimpaguesve dhe Regjistrimit në Prishtinë.

Programi i trajnimit gjithashtu përfshinte edhe komponentën e “trajnimit të trajnuesve,” me qëlim të mbështetjes së vazhdimësisë së shërbimit dhe ruajtjes së njohurive të fituara. Punonjësit mësuan se si të replikojnë trajnimin në shërbime ndaj klientëve për t’u ofruar punonjësve trajnim të ripërtritjes së njohurive.

USAID-i gjithashtu mbështeti prodhimin e katër videove të trajnimit të stilit uebinar për trajnuesit në shërbime ndaj klientëve, për t'i përdorur në të ardhmen gjatë trajnimeve për punonjësit e ATK-së. Aktiviteti i USAID-it Qeverisja Ekonomike po mbështet ATK-në në rritjen e efiçencës dhe llogaridhënies edhe duke integruar zgjidhjet elektronike (e-zgjidhjet) në veprimtaritë ditore si dhe duke krijuar një mode të shërbimeve që i përshtatet klientit.

Last updated: November 25, 2022

Share This Page