Kosova hedh hap vendimtar drejt miratimit të Rregullores së re të Punës së Kuvendit

Speeches Shim

E premte, 23 shtator, 2022
Parlamentarët e Kosovës gjatë votimit
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) për USAIDKosovë

Testi i vërtetë i demokracisë së fortë është shkalla në të cilën parlamenti i një vendi mund ta mbajë qeverinë të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Rregullorja e re e Punës së Kuvendit të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 9 gusht, e bën pikërisht këtë përmes forcimit të funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Kuvendit të Kosovës.

USAID-i mbështeti akterët relevant në Kosovë në hartimin e dokumentit të Rregullores së Punës, i cili do të përmirësojë transparencën dhe do t'u mundësojë qytetarëve që t'i mbajnë deputetët në Kuvend përgjegjës për premtimet e tyre. Rregullorja e Punës i ofron publikut qasje më të madhe tek deputetët, për shembull, përmes dëgjimeve publike, të cilat do të ndihmojnë në edukimin e qytetarëve dhe do të nxisin pjesmarrje dhe investim më të madh në punën e Kuvendit. Duke mbikqyrur veprimet e degës ekzekutive, Kuvendi do të jetë më në gjendje të flasë në emër të qytetarëve të Kosovës dhe t’i kërkojë asaj rezultate në trajtimin e çështjeve që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Rregullat e reja gjithashtu do ta pajisin Kuvendin me më shumë kompetenca për t’i zbuluar keqbërjet ose sjelljet antikushtetuese të kryera nga qeveria dhe agjencitë publike dhe do të ofrojnë transparencë më të madhe për qytetarët lidhur me mënyrën e përdorimit të parave të tatimpaguesve.

Rregullorja e Punës nuk ishte përditësuar që nga viti 2010. Legjislaturat e mëparshme u përpoqën ta përditësonin atë por pa sukses, për shkak të një kombinimi të mungesës së vullnetit politik, pamundësisë për bashkëpunim ndërpartiak dhe ndërrimit të shpeshtë të pushteteve. Miratimi i rregullave të reja gjithashtu do t'i hapë rrugën Kuvendit për të miratuar një Kod të ri Etik, i cili do të avancojë ndjeshëm integritetin institucional të Kuvendit duke forcuar llogaridhënien dhe sjelljen profesionale.

Last updated: November 29, 2022

Share This Page