Flag of Kosovo

Dhoma e Lajmeve

Gjuha: English | Serbian | Shqip

Speeches Shim

23-11-2022

Në të kaluarën, nevojiteshin vite të tëra për zgjidhjen e kontesteve civile përmes gjykatave në Kosovë. Procesi gjyqësor është i kushtueshëm, i gjatë, dhe me epilog të paparashikueshëm. Por rishtazi, aplikimi i ndërmjetësimit si një metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve po ushtron një ndikim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave të fundit, numri i lëndëve civile të zgjidhura me ndërmjetësim është rritur nga 184 sosh në vitin 2020 në 887 në 2021.

23-11-2022

A jeni adhurues i ajvarit? Kjo salcë e shijshme e prodhuar nga speci i kuq padjegës është një nga shumë produktet ushqimore për të cilat ka një kërkesë në rritje nga importuesit anembanë rajonit. USAID-i ndihmoi prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të ushqimit në gjetjen e tregjeve të reja për mallrat e tyre në Forumin e dytë vjetor të Ushqimit, të organizuar në partneritet me shoqatat vendore të pemtarisë dhe perimtarisë.

10-11-2022

USAID-i vazhdon të punojë në lehtësimin e pajtimit përmes nismave që i bashkojnë njerëzit. Në rastin e Mitrovicës, një qyteti të njohur në të kaluarën si vend i rokerëve, muzicientëve, lëvizjeve artistike dhe një komuniteti të gjallërishëm të përbërë nga etni të ndryshme, Festivali i Kafesë ofroi mundësinë e kthimit tek rrënjët kulturore, ndërsa pjesmarrësve të të gjitha përkatësive etnike rastin për t’u shoqëruar në mes veti dhe shijuar një filxhan kafe.

10-11-2022

USAID-i gjithnjë e më shumë po përdor inovacione për të lehtësuar një qasje të përqëndruar tek njerëzit, si gurthemel për zgjidhjen e sfidave të drejtësisë dhe identifikimin e mundësive të reja. Si shembull i kësaj, USAID-i, më 6 tetor, ishte nikoqir i Samitit të parë të Inovacionit në Drejtësi në Kosovë, i cili shërbeu si bazament për lançimin e Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi (JIN), të dizajnuar për t’i angazhuar të gjithë qytetarët që përdorin sistemin e drejtësisë në gjetjen e mënyrave të reja, më të efektshme dhe më të lehta për të zgjidhur probleme të vjetra.

21-10-2022

Rezultatet e ushtrimit Hartimi i Komunitetit, i cili u sponsorizua dhe realizua nga aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth) në vitin 2020 me të rinjtë e Kaçanikut, zbuluan se afërsisht 60 përqind e të anketuarve deklaruan se bullizmi apo dhuna e ushtruar nga bashkmoshatarët është një nga problemet më shqetësuese sociale në komunën e tyre. Falë një nisme të realizuar nga nxënësit e shkollës të mesme, kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Pages

Last updated: November 25, 2022

Share This Page