Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

Last updated: November 29, 2022

23-11-2022

Në të kaluarën, nevojiteshin vite të tëra për zgjidhjen e kontesteve civile përmes gjykatave në Kosovë. Procesi gjyqësor është i kushtueshëm, i gjatë, dhe me epilog të paparashikueshëm. Por rishtazi, aplikimi i ndërmjetësimit si një metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve po ushtron një ndikim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave të fundit, numri i lëndëve civile të zgjidhura me ndërmjetësim është rritur nga 184 sosh në vitin 2020 në 887 në 2021.

23-11-2022

A jeni adhurues i ajvarit? Kjo salcë e shijshme e prodhuar nga speci i kuq padjegës është një nga shumë produktet ushqimore për të cilat ka një kërkesë në rritje nga importuesit anembanë rajonit. USAID-i ndihmoi prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të ushqimit në gjetjen e tregjeve të reja për mallrat e tyre në Forumin e dytë vjetor të Ushqimit, të organizuar në partneritet me shoqatat vendore të pemtarisë dhe perimtarisë.

23-11-2022

Legalizimi i ndërtimeve pa leje ka rëndësi thelbësore për qytetarët e Kosovës për faktin se u mundëson atyre t’i gëzojnë të drejtat e tyre pronësore, të përmirësojnë qasjen në financim dhe t’i kontribuojnë rritjes ekonomike. Gruaja Hyjnore, një organizatë joqeveritare lokale me seli në Gjilan, ishte në mesin e 17 grupeve që vullnetarisht iu bashkëngjitën përpjekjeve të USAID-it për të motivuar dhe ndihmuar qytetarët anembanë Kosovës që të aplikojnë për legalizimin e pronës së tyre.

10-11-2022

USAID-i vazhdon të punojë në lehtësimin e pajtimit përmes nismave që i bashkojnë njerëzit. Në rastin e Mitrovicës, një qyteti të njohur në të kaluarën si vend i rokerëve, muzicientëve, lëvizjeve artistike dhe një komuniteti të gjallërishëm të përbërë nga etni të ndryshme, Festivali i Kafesë ofroi mundësinë e kthimit tek rrënjët kulturore, ndërsa pjesmarrësve të të gjitha përkatësive etnike rastin për t’u shoqëruar në mes veti dhe shijuar një filxhan kafe.

10-11-2022

Duke qëndruar përpara një salle të mbushur me mbi 100 liderë të sektorit energjetik, zëri i Anda Kukajt ishte i fortë ndërsa mesazhi i saj i qartë. "I ftoj të rinjtë dhe të rejat të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një karriere të suksesshme në sektorin energjetik, sepse ekziston nevoja për këtë -- dhe, që është më e rëndësishmja, ka vend për kontributin e të gjithëve, pa marrë parasysh moshën apo gjininë," theksoi ajo.

Pages