Nxënësit mësojnë se si të arrijnë sukses në jetë përmes garës së sfidës së dizajnimit

Speeches Shim

E premte, 19 gusht, 2022
Mësova se jam përgjegjëse për atë që bëj me kohën time… nuk është kurrë tepër heret për të menduar dhe për t’u përgatitur për të ardhmen time - Stina Demolli  
USAIDKosovo

Si nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës dhe pjesmarrëse në programin e aktivitetit të USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt, Stina Demolli ka mësuar shumë. “Mësova se jam përgjegjëse për atë që bëj me kohën time… nuk është kurrë tepër heret për të menduar dhe për t’u përgatitur për të ardhmen time,” thotë ajo.

Këto mësime të nxjerra shërbyen si frymëzim për Stinën kur, më heret gjatë këtij viti, ajo dhe disa nga shokët e saj të klasës fituan garën nacionale Sfida e Dizajnimit, të sponsorizuar nga USAID-i. Kjo garë tërhoqi 42 paraqitje nga 21 shkolla anembanë vendit; parametrat kërkonin që ekipet e nxënësve të krijonin projekte të cilat ofronin zgjidhje inovatore për probleme të përditshmërisë. Qëllimi përfundimtar i garës ishte t'u jepte nxënësve mundësinë për të mësuar shkathtësi teknike dhe të buta, të domosdoshme për të jetuar dhe punuar në shekullin e 21-të.

Për paraqitjen e tyre, ekipi i Stinës krijoi një video karriere. Qëllimi i videos ishte i dyfishtë: që Stina dhe pjestarët e ekipit të saj t’i eksploronin mundësitë e karrierës për veten e tyre si dhe t'i ekspozonin nxënësit tjerë ndaj ideve dhe mundësive që ata kishin zbuluar.

Videoja u fokusua në inteligjencën artificiale (AI), një fushë kjo në rritje që ka nevojë për më shumë profesionistë. Mësimdhënësi i Stinës i dha grupit të saj udhëzime se si të zhvillonte hulumtime, të komunikonte, të bënte punë ekipore, të ushtronte shkathtësi udhëheqëse, të merrte iniciativë dhe të ishte përgjegjës.

Duke reflektuar mbi procesin e kaluar, Stina tha: “Ne të gjithë bëmë punët tona individuale, kështu që kur videoja morri formën përfundimtare, ishte vërtet një ndjenjë e mrekullueshme për të gjithë ne, ndjenjë që bëmë më të mirën që mundëm.” Tani, me shikimin e drejtuar përpara, ajo thotë: "Jam më e vetëdijshme mbi atë se cilat shkathtësi dhe njohuri duhet t’i posedoj për të patur sukses në të ardhmen."

Last updated: November 29, 2022

Share This Page